LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi mbështet “Ballkanin e Hapur”: Shqiptarët e rrisin potencialin kombëtar, por edhe Kosova ka të drejtë

Menduh Thaçi mbështet “Ballkanin e Hapur”: Shqiptarët e rrisin potencialin kombëtar, por edhe Kosova ka të drejtë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, pasi sipas tij shqiptarët mund ta ngrenë më shumë forcën e tyre ekonomike sepse në këtë projekt është edhe Shqipëria, por nga ana tjetër i jep të drejtë edhe Kosovës për mospjesëmarrjen.

“Kosova ka të drejtë në parim, unë si shqiptar i Maqedonisë dhe si politikan, sinqerisht, jo se jam pjesë e kësaj qeverie që e mbështet këtë projekt, jam pro projektit dhe kam argumentin i cili nuk është tepër filozofik dhe argumenti im është se në “Open Ballkan” shqiptarët e rrisin potencialin e vet kombëtar se është Shqipëria aty brenda dhe shumë më shumë kam shpresë se forca e tyre ekonomike mund të bëhet forcë e një populli disa milionësh”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së.


Thaçi komentoi edhe shënimin e 20-vjetorit të BDI-së si dhe qeverisjen thuajse 2 dekadëshe të kësaj partie.

“Mendoj se prej te i pari i BDI-së e më poshtë është dëshmuar se janë njerëz të paaftë, a e dini si më duket figurativisht BDI-ja, pa inate, se ata janë të fuqishëm, kanë pushtet qendror, po krekosja se ata e drejtojnë mirë makinën kombëtare, veturën kombëtare, është një mashtrim një performancë në dukje dhe atyre u duket se vozisin mirë, por dua t’i përkujtoj se vetura e tyre është në karrotrec apo një “shlep slluzhbë” dhe ata nuk vozisin kurrgjë, mendoj se duhet ta humbnin këtë pushtet jo të zhduken a të shkatërrohen, ata janë aset kombëtar politik i shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Thaçi.

PDSh më 7 korrik do të mbajë Kongresin Qendror. Thaçit thotë se edhe nëse tërhiqet ai sërish do të jetë këtu, duke shtuar se nuk dëshiron që t’u jap shpresë tyre që për 30 vite e kanë luftuar PDSh-në./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori