Sergio Aguero ishte i bindur se dikush kishte hakuar llogarinë e mediave sociale të Barcelonës kur ata njoftuan largimin e Lionel Messit në verën e kaluar.

Dyshja argjentinase janë miq të ngushtë prej 17 vitesh pasi u takuan për herë të parë në një kamp stërvitor me kombëtaren.

Aguero ishte me Argjentinën U-16 në atë kohë, ndërsa Messi po përgatitej për kampionatin e Amerikës së Jugut U-20. Vite më vonë, ish-sulmuesi i Atletico Madridi kujtoi takimin e tyre.

“Unë i thashë në heshtje “si e ke emrin” dhe ai më thotë “Leo”. Dhe unë i thashë përsëri: “Si e ke emrin?” Dhe ai tha ‘Lionel’ dhe qeshi, “Po mbiemri yt?”, “Messi”.

Reklama

“Dy miqtë e mi më panë dhe më thanë: “Nuk e di kush është?”, kujton Aguero.

Reklama

Të dy lojtarët u bënë miq që nga ai moment. Dhe së fundi, pas vitesh që luanin kundër njëri-tjetrit me klubet e tyre të respektuara, Messi dhe Aguero do të bëheshin shokë skuadre te Barcelona. Ose kështu mendonin ata.

Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

Në maj 2021, u njoftua se Aguero do t’i bashkohej Barcelonës në një transferim të lirë nga Manchester City.

Por siç e dimë të gjithë, Messi iu bashkua skuadrës franceze Paris Saint-Germain në gusht të atij viti, që do të thotë se dyshja nuk mund të luanin kurrë së bashku në nivel klubi.

Reklama

Aguero ka zbuluar së fundmi në një intervistë me Jose Alvarez tronditjen e tij nga largimi i mikut të tij nga Barcelona.

“Kemi jetuar momente shumë të bukura dhe të tjera jo aq shumë”, Messi me shkrim special për Agueron “Kemi jetuar momente shumë të bukura dhe të tjera jo aq shumë”, Messi me shkrim special për Agueron

“Si e mora vesh largimin e Messit nga Barça? Isha me Ibain duke pirë mate dhe befas… ai shikon në telefon dhe më thotë: “Jo, a është e vërtetë kjo?” dhe më tregon telefonin me njoftimin zyrtar të Barçës”.

Reklama

“Kur Barcelona njoftoi largimin e Messit, mendova se dikush kishte hakuar llogarinë e rrjeteve sociale të Barçës. Mendova se ishte një shaka”, përfundoi argjentinasi.

Aguero doli në pension muaj më vonë për shkak të një sëmundjeje të zemrës dhe miku i tij i ngushtë, Messi, tha se ishte ‘dhimbshme’ të shihte shokun e tij ndërkombëtar duke i dhënë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Reklama