LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti rezulton pozitiv me coronavirus

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti rezulton pozitiv me coronavirus
Dekorim Sahiti (Foto: Instagram)

Menaxheri i labelit të njohur “Babastars”, Dekorim Sahiti, ditën e sotme (e martë) njofton se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social, Facebook.

Ai tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht është vetë-izoluar.


Dekorim Sahiti dhe Ghetto Geasy (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Sahitit (pa ndërhyrje):

“Te nderuar miq,

Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une.

Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo. Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera.

Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.

Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.

Kujdes po, panik jo!”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori