LAJMI I FUNDIT:

Meloni: Keqardhje, sulmet ndaj Ramës erdhën nga Italia

Meloni: Keqardhje, sulmet ndaj Ramës erdhën nga Italia

Kryeministrja Giorgia Meloni i cilësoi të papranueshme zërat kundër marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Duke folur në parlamentin italian Meloni shprehu keqardhjen e madhe se këto zëra erdhën pikërisht nga Italia.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë” .


Më tej Meloni deklaroi se pakti me Tiranën po ngjall interes të vërtetë dhe nga Brukseli dhe se është i destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët për të lejuar hyrjen në territorin europian vetëm ata emigrantë që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

“Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Marrëveshja mes dy shteteve për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit është miratuar nga qeveria italiane, ndërsa pritet të votohet në dy dhomat e parlamentit. Ndërsa në Shqipëri ajo do të votohet nga Parlamenti në seancën e 14 dhjetorit. Pakti dhe pse i pavotuar ende është ankimuar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, me pretendimin se mungon firma e plotfuqishmërisë së presidentit.

Kryeministrja italiane foli përpara Parlamentit edhe mbi qëndrimet që vendi i saj do të mbajë në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Italia ka një qëndrim pro zgjerimit./ Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori