LAJMI I FUNDIT:

Melo: Interi mbi Juventusin

Melo: Interi mbi Juventusin

Ish-mesfushori i Interit dhe Juventusit, Felipe Melo, ka pranuar se ai kurrë nuk do të mund të fliste keq për Juventusin, por thotë se Interi është “diçka tjetër” para Derby d’Italia.

Melo luajti për të dyja skuadrat dhe me dy rivalët e përbetuar që përplasen të shtunën, braziliani e ka bërë të qartë se ai ka dashuri më të madhe për Interin.


“Unë kurrë nuk do të flisja keq për Juventusin, por Interi është një gjë tjetër”.

“I kam këto ngjyra në zemër. Nuk ka nevojë të më pyesni se ku do të jem për ndeshjen”.

“Sezoni im i parë me Interin ishte i mirë, derbin që e fituam ishte i paharrueshëm”.

Të gjitha lajmet rreth Interit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

“Lamtumira e Mancinit ishte e vështirë. Me të, ne sigurt do të kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve, por siç e dini, kishte shumë konfuzion në udhëheqësi të klubit”.

“Interi po bën mirë, është në maje të tabelës dhe pa humbje e me shumë garanci për të qëndruar aty”.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë problem, Spalletti do të ketë gjithçka që të synojë për Scudetton me përkushtim”.

“Kush mund ta fitojë derbin? Perisici dhe Icardi në njërën anë, Dyabla e Higuain në anën tjetër, por Interi duhet të ketë kujdes nga goditjet e Pjanicit”.

“Favoritët për titull? Disa klube, përderisa në liga tjera është ndryshe ku garojnë nga dy skuadra”.

“Përkundër eleminimit të kombëtares, futbolli itailan është në rrugë të mirë”, potencoi Melo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori