LAJMI I FUNDIT:

Melinda Ademi publikon këngën e re “Mere”

Melinda Ademi publikon këngën e re “Mere”
Foto: Screenshot/YouTube

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mere” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Artistja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, si gjithnjë duke vënë në pah linjat trupore.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Tonic&Denk dhe Melinda, kurse producimi u bë nga Panda Music.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Johan Bejerholm, kurse për skenografinë u kujdes Lorik Bajrami.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja u realizua nga produksioni i njohur, Entermedia.

Melinda përndryshe vazhdon të jetë një nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar me suksese të mëdha. /Telegrafi/