LAJMI I FUNDIT:

Mel B ndërpret lidhjen me një polic nga Beverly Hillsi, pasi mësoi se ai ishte i martuar

Mel B ndërpret lidhjen me një polic nga Beverly Hillsi, pasi mësoi se ai ishte i martuar

Ish-këngëtarja e “Spice Girls”, Mel B, i ka dhënë fund lidhjes së saj me një polic të Beverlly Hillsit, pas tre muajve sa kishin qenë bashkë.

Këngëtarja, e cila është pjesë e jurisë së The America’s Got Talent, i ka dhënë fund në këtë mënyrë romancës së saj pasi zbuloi se zyrtari policor ishte shumë i dashuruar në gruan e tij, shkruan InTouch Weekly.


Një burim i ka thënë revistës se Mel ndihet shumë e irrituar pasi ka shtyrë policin të tradhtojë bashkëshorten e tij.

Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes është marrë para se ajo të shihej duke puthur një mashkull tjetër në MTV VMA, transmeton KP.

Ylli i muzikës dhe polici thuhet të kenë nisur lidhjen në muajin maj. Ajo kishte menduar se polici ishte i palumtur në jetën bashkëshortore, por më vonë kishte vërejtur se nuk ishte ashtu. Emri i zyrtarit policor nuk është bërë i ditur dhe po ashtu nuk ka fotografi të publikuara në media.

Mel B: Ish burri po i dëmton fëmijët tonë
Lexo po ashtu Mel B: Ish burri po i dëmton fëmijët tonë

Revista shkruan se bashkëshortja e policit ka qenë e shokuar me lajmin se burri i saj ishte në lidhje me Mel B. Ajo ka thënë se i shoqi ishte vonuar shumë një natë dhe kur e kishte pyetur për shkakun e vonesës, ai i ishte përgjigjur se ka qenë i zënë me punë.

Një burim i ka thënë revistës In Touch, se polici është i martuar qysh nga vjeshta e vitit të kaluar dhe se ai është shumë më i ri për nga mosha se sa Mel B. Burimi thotë se këngëtarja e kishte takuar zyrtarin policor, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Stephen Belafonte.

Thank you @brianhall.jr #evileye

A post shared by Mel B (@officialmelb) on Aug 27, 2017 at 8:24pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori