LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë Verratti mbetet te PSG

Megjithatë Verratti mbetet te PSG

Italiani Marco Verratti ka rënë dakord të qëndrojë në Paris Saint-Germain për sezonin e 12- të, raporton L’Equipe, pavarësisht ofertave nga Al-Ahli dhe Al-Hilal.

Mesfushori ishte gati të largohej për një kapitull të ri të karrierës së tij në Ligën Saudite Pro, duke rënë dakord për kushtet personale me Al-Hilal.


Interesim ka pasur edhe nga Al-Ahli, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë i gatshëm të përmbushë çmimin e kërkuar të PSG-së prej rreth 70 milionë euro.

Kërkesat e mëdha nga Arabia, PSG dyfishon çmimin e Marco Verrattit
Lexo po ashtu Kërkesat e mëdha nga Arabia, PSG dyfishon çmimin e Marco Verrattit

Verratti vetëm kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1 që do të zgjasë deri në qershor 2026.

U raportua se ai nuk ishte i kënaqur me qasjen e marrë nga trajneri i ri Luis Enrique, por këtë mbrëmje L’Equipe bën të ditur se ka pasur bisedime për krizën dhe situata është zbutur.

Prandaj, 30-vjeçari është i kënaqur të qëndrojë për një sezon të 12-të radhazi në Paris, pasi u bashkua nga Pescara në 2012.

Ky mund të jetë gjithashtu një lajm i mirë për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili përndryshe mund të kishte parë një nga lojtarët e tij kyç të mesfushës të transferohej në Ligën Pro Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori