LAJMI I FUNDIT:

Megaoperacioni në Shqipëri me 15 të arrestuar për 12 vepra penale, SPAK zbardh 6 vrasje 

Megaoperacioni në Shqipëri me 15 të arrestuar për 12 vepra penale, SPAK zbardh 6 vrasje 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka reaguar zyrtarisht për megaoperacionin ku u arrestuan zyrtarë, prokurorë e eksponent të krimit.

SPAK rendit 26 vepra penale ndaj të arrestuarve dhe atyre të shpallur në kërkim, nga më të rëndat, “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”.


Po ashtu dyshohen për “Falsifikim i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Operacioni, ndër më të fuqishmit të kryer deri tani, ishte në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, ku ka zhvilluar hetime lidhur shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende evropiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022, njofton Tch.

SPAK thotë se nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së Gjin Birçaj, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020, vrasjes së mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021, vrasjen e Kleant Musabelliut, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020 dhe identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.

Prokuroria ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit Behar Bajri, Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka., D.B., Edmond Preka, K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., Elion Hato, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Të arrestuarit deri më tani janë Pëllumb Gjoka, biznesmen; Edmond Preka; Astmer Bilali; Ardit Hasanbenga, ish shefi i krimeve Shkodër; Oltion Bistri – Ish shefi i Operacionales; Xhevahir Lita – Kryeprokurori i Kukësit; S.T. i arrestuar në flagrancë; N.F. i arrestuar në flagrancë, të tjerët ende në kërkim.

Mes personave në kërkim është i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili dyshohet gjithashtu se u rekrutua nga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka për të eliminuar Kleant Musabelliun, i cili në 2017 atë kohë punonjës i burgjeve e kishte plagosur. Bajrat dalin në dosje edhe për ngjarje të tjera sikurse tentativa për të vrarë një emër jo pak të njohur, Genc Tafilin.

Përgjimet dhe rrëfimet në SPAK ekspozojnë bashkëjetesën mes atyre që duhet të ishin përfaqësues të ligjit dhe anti-ligjit të cilët shkëmbenin informacione me njëri tjetrin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori