LAJMI I FUNDIT:

Mediumi amerikan, Variety shkruan për filmin kosovar: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për Oscars 2022

Mediumi amerikan, Variety shkruan për filmin kosovar: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për Oscars 2022
Foto: Facebook

Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta e mjaft pozitive, duke qenë kështu një sukses i madh për gjithë kinematografinë e popullin shqiptar.


Së fundmi, në një postim të shpërndarë nga faqja e filmit “Zgjoi” thuhet se mediumi amerikan Variety ka publikuar listën e filmave që do të jenë për Oscar.

Sipas tyre, në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”.

Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit "Zgjoi": Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën
Lexo po ashtu Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit "Zgjoi": Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën

“Variety: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për “Oscars”. Kanë filluar të publikohen parashikimet e para sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”. Mediumi i njohur amerikan “Variety” është ndër të parët që ka publikuar listën e filmave që sipas tyre do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”. Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit”, thuhet në shkrimin e shpërndarë.

Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori