LAJMI I FUNDIT:

Mediumi amerikan bën një gabim amatoresk kur kritikon lëvizjen e Lionel Messit në Inter Miami

Mediumi amerikan bën një gabim amatoresk kur kritikon lëvizjen e Lionel Messit në Inter Miami

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që tha Brian Kilmeade i Fox News kur foli për kalimin e Lionel Messit në Inter Miami.

Pas javësh spekulimesh intensive, u konfirmua të mërkurën mbrëma se argjentinasi do të transferohet në skuadrën e MLS si lojtar i lirë nga Paris Saint Germain.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi vendimin e tij për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara përmes një interviste me mediat spanjolle Diario Sport dhe Mundo Deportivo.

Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland
Lexo po ashtu Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland

Megjithatë, Kilmeade i Fox News i habiti fansat kur përmendi anglezin David Beckham kur fliste për pengesën e mundshme gjuhësore të Messit.

Ai tha: “E vetmja gjë për të cilën shqetësohem, ai (Messi) nuk flet anglisht dhe unë dua ta shoh atë të ulet dhe të flasë”.

“Një gjë për David Beckham, ai mësoi të fliste anglisht nga ne, me theks, kur erdhi në moshën 32-vjeçare”.

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes
Lexo po ashtu Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Fansat reaguan shpejt ndaj fjalëve të Kilmeade.

Njëri bëri shaka: “Beckham ishte mjaft i përkushtuar për ta bërë anglishten gjuhën e parë që mësoi. Uroj që Messi të tregojë këtë nivel të përkushtimit dhe profesionalizmit”.

Një tjetër tha: “Nuk mund të them nëse ai bën shaka apo jo”.

Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA
Lexo po ashtu Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA

I tretë shtoi: “Kjo video nuk është shaka. Prezantuesi ishte serioz”.

Dikush tjetër shkroi: “Një anglez mësoi të fliste anglisht. Ky djalë është një hajdut oksigjeni”.

Kur njoftoi lëvizjen e tij në Miami, Messi tha: “Nuk do të kthehem në Barcelonë, do t’i bashkohem Inter Miamit”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori