LAJMI I FUNDIT:

“Mediterranea”, tregimi i viktimave që hasin në dhunë

“Mediterranea”, tregimi i viktimave që hasin në dhunë

“Edhe Kosova isha i bindur që ka më shumë sesa ato që gjejmë në lajme. Jam i lumtur që jam këtu. Është jetike që filmi të shfaqet në vendet ku ka refugjatë, ku tema është aktuale. Këtu, në Siri, në Afganistan, kudo” pohon aktori.

Dy refugjatë afrikanë përballen me dhunë dhe me dëshpërim drejt një jete më të mirë në Itali. Abas dhe Ayiva kalojnë nëpër udhëtimin të cilën fati ua dha e ata se dëshiruan kurrë. Ata janë vetëm dy nga plot të tjerë që kanë këtë realitet.


Plot të tillë ecin nëpër shi e borë, nëpër ujë plot nuk arrijnë në destinacion. Historia e filmit “Mediterranea” është realiteti i sotëm i disa pjesëve të botës.

Me këtë film u hap mbrëmë PriFilmFest në Prishtinë. Aktori kryesor është Sy Alassane, me origjinë nga Senegali por një i ri që ka jetuar e është rritur në disa pjesë. Ai e kupton mirë ndjenjën e refugjatit, eksodit, gjenocidit, dëbimit, dhe ndjenjën të largohesh nga zona ku je rritur vetëm pse dikujt nuk i pëlqen ky fakt.

filmi 2

“Filmi ka rëndësi për mua. Kemi dashur të japim një mesazh, se të gjithë jetojmë në një botë dhe se e mira e një shteti është kur i pranon të gjithë pa dallime” ka nisur tregimin e tij aktori sot në PriFilmFest, në këndin e konferencave ku plot aktorë rrëfehen mbi historinë e tyre.

Alassane është njëri prej aktorëve të filmit, krahas Koudous Seihun, që luan rolin e Ayiva.
“E tëra ajo që e shihni në film, i ka ndodhur Ayiva, shokut tim në film. Ky film na ka përballur të dyve me të kaluarat tona, në një mënyrë apo tjetrën. Është diçka e jetuar, edhe nga ju kosovarët, edhe nga ne në Afrikë. Është film që tendon të rroket me të kaluarën dhe me sytë e ndryshëm me të cilët e shikojmë atë” vazhdon aktori, transmeton kultplus.

Njerëzit, për të, janë kthyer në numër, prandaj viktimat shtohen dhe askujt fort nuk i pëlcet për këtë punë. Në vendin e tij pati gjenocid në vitin 1989, kur ai do të ketë qenë në moshë të re. Më pas, e gjeti Londrën dhe qytetet tjera ku jetoi e nisi të merrej me aktrim, në vitin 2010-të.

filmi 3

“Mediterranea” është bashkëprodhim i Italisë, Francës, Katarit, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 107-të minuta mjaftuan ta hapin PriFilmFestin, për të treguar mizoritë që përjetojnë refugjatët kudo në botë. Vetëm javën e kaluar, rreth 400 vdiqën dhe lajmi zgjati as edhe 24 orë.

Alassane sapo ka mbaruar xhirimin e filmit të shkurtër “Sega”. Ai është i lumtur që është në Kosovë, dhe do të jetë i pranishëm në një shfaqje tjetër të filmit këtyre ditëve në Prishtinë, për tu përgjigjur e bashkëbiseduar me audiencën.

“Edhe Kosova isha i bindur që ka më shumë sesa ato që gjejmë në lajme. Jam i lumtur që jam këtu. Është jetike që filmi të shfaqet në vendet ku ka refugjatë, ku tema është aktuale. Këtu, në Siri, në Afganistan, kudo” pohon aktori.

Në bashkëbisedimin me Drejtoreshën e PriFilmFest – Vjosa Berisha, aktori ka treguar se është komod edhe si skenarist dhe se tregimet e tij dëshiron t`ia rrëfejë një regjisori që në të ardhmen të mund të krijojë filma me kauzë.

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori