OpenAl dhe Microsoft po përballen me një raund të ri padish nga mediat e ndryshme botërore mbi pretendimet se produktet e tyre gjeneruese me Inteligjencë Artificiale (AI) kanë shkelur ligjet e të drejtave të autorit.
Tre media progresive amerikane, Intercept, Raw Story, dhe AlterNet, kanë ngritur padi në gjykatën federale të Manhattan, New York duke kërkuar kompensim nga kompanitë teknologjike.
Mediat po pretendojnë se ChatGPT është trajnuar për të mos respektuar të drejtat e autorit, pasi injoron atribuimin, dhe nuk njofton përdoruesit kur përgjigjet krijohen duke përdorur edhe punën e gazetarëve.
Raw Story ka njoftuar se mediat duhet të përballen me OpenAI, pasi sipas saj kompania po shkel Aktin e të Drejtave të Autorit dhe po përfiton nga puna e palodhur e gazetarëve, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
“Shkeljet e OpenAI, nëse nuk kontrollohen, do të shkatërrojnë më tej industrinë e lajmeve, dhe bashkë me të edhe gazetarët kritik të lajmeve”, tha CEO i Raw Story dhe AlterNet, John Byrne.
Padia e Intercept rendit si të pandehur OpenAI dhe investitorin e tij më të shquar Microsoft, ndërsa padia e përbashkët e ngritur nga Raw Story dhe AlterNet rendit si të pandehur vetëm OpenAI.
“Të pandehurit kishin një zgjedhje: ata mund të stërvitnin ChatGPT duke përdorur vepra gazetarie me menaxhimin e të drejtës së autorit, ose mund mos ta bënin atë. Të pandehurit zgjodhën këtë të fundit”, thuhet në dy paditë.
Paditë e ngritura janë në një seri veprimesh ligjore kundër OpenAl mbi shkeljen e pretenduar të të drejtës së autorit, ku përfshihet edhe një padi nga New York Times që i kërkonte kompanisë të shkatërronte çdo chatbot që përdor materiale nga mediat.
Vala e padive të ngritura pasqyron një shqetësim të madh në të gjithë industrinë e medias se AI gjeneruese do të konkurrojë me mediat e njohura si një burim informacioni.
Ndërsa disa media dhe autorë kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore kundër OpenAI, të tjerë si Axel Springer kanë zgjedhur të jenë partnerë me kompaninë.
Bëhet e ditur se, paditë e ngritura kërkojnë dëmshpërblim dhe përfitime, gjë që i detyron të pandehurit të mbahen përgjegjës për “miliarda euro dëme ligjore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKongresistja amerikane hyn në histori, mbajti fjalim duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale
Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim
Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps
Mos përdorni rrjete publike të Wi-Fi në Paris
Përplasen Google dhe Mark Zuckerberg
Del në ankand video-loja më e rrallë e Nintendos, ky është çmimi aktual
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq