LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane: Ermal Meta, favorit për të fituar “Sanremo 2018” (Video)

Mediat italiane: Ermal Meta, favorit për të fituar “Sanremo 2018” (Video)

Ka nisur sot nata finale e festivalit të 68-të muzikës italiane, “Sanremo 2018”.

Ky festival do të zhvillohet për pesë ditë rresht, në skenën e së cilit do të ngjiten emra të njohur të muzikës italiane.


As këtë vit nuk do të mungojnë shqiptarët, dhe është pikërisht Ermal Meta, kantautori shqiptar me prejardhje nga Fieri, që për të tretin vit radhazi sprovon veten në këtë festival.

Meta vjen këtë herë në duet me Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, dhe trajton temën e rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët në fjalë.

“Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë të cilët ishin të frikësuar të merrnin pjesë në koncertet tona. Kështu lindi ideja e nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t’u rebeluar ndaj asaj çka po ndodh. Kjo këngë tregon atë çka njerëzit kanë vuajtur nga terrorizmi, sidomos ai mediatik i këtij viti të fundit”, kanë shtuar më tej ata.

Ndërkohë sipas kritikëve muzikorë italianë, kjo këngë mund të jetë dhe fituesja e Festivalit “Sanremo 2018”, përderisa në shumë prej medieve në Itali është cilësuar si favorite.

Kujtojmë që Ermal Meta vitin e kaluar arriti të marrë çmimin e tretë në “Sanremo”, gjersa më pas në tetor u dominua edhe për çmimin “Kënga më e mirë italiane”, në MTV EMA 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori