Mediat e Belgjikës i janë bashkuar Jan Vertonghen për t’iu kundërvënë Kevin De Bruynes pas humbjes 2-0 nga Maroku.

Reklama

Humbja e ka lënë mesfushorin dhe skuadrën e tij në prag të eliminimit nga Kampionati Botëror, me vetëm tre pikë dhe ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur në Grupin F.

Mesfushori i Manchester City bëri një tjetër paraqitje të dobët në humbje dhe është vlerësuar nga mediat në vendin e tij.

Mediat belge janë kthyer kundër Kevin De Bruyne pas humbjes së Belgjikës ndaj Marokut të dielën

“Ai e humbi topin 27 herë!”, shkroi uebfaqja belge HLN, duke piketuar De Bruynen.

“Duhet të ketë gjak të ri!”, ata etiketuan në një artikull tjetër fjalët e ish-mesfushorit holandez Jan Mulder.

Reklama

As Le Soir nuk u përmbajt në kritikat e tyre. Vlerësimet e lojtarëve… tre për sulmuesin kryesor Michy Batshuayi, tre për portierin Thibaut Courtois dhe katër për De Bruynen.

Reklama

Mesfushori ka bërë dy paraqitje të dobëta për Djajtë e Kuq deri më tani në Kupën e Botës

Ai supozohej të ishte diferenca për skuadrën numër 2 në botë në këtë turne, por ende nuk ka lënë shenjën e tij pavarësisht se ka filluar rregullisht për ata që konsiderohen gjerësisht si ekipi më i mirë në botë në nivel klubesh.

De Standaard  dha ndoshta vlerësimin më të ashpër, me titullin: “Humbja kundër Marokut ekspozon mosbesimin e ndërsjellë midis Djajve të Kuq”.

Ata shtuan: “A mundet dikush të shkundë De Bruynen dhe të zgjohet?”.

Reklama

Mediat i janë bashkuar mbrojtësit Jan Vertonghen (majtas) në shënjestrimin e hajmalisë së Belgjikës

Për De Bruynen, ata më pas shkruan: “Qëndrimi i tij tregon pak kolegjialitet dhe ndjeshmëri. Dështimi i De Bruynes për ta bërë këtë (të luajë mirë) është shqetësues. KDB është në fushë çdo javë në Manchester City dhe mund të prezantojë statistika të mira. Por, kushdo që ka ndjekur nga afër ndeshjet e tij këtë sezon do të zbulojë se ai nuk është në periudhën e tij më të mirë as te City”.

Reklama

De Bruyne kishte thënë më parë se skuadra e tij nuk ka ‘nuk ka shanse’ për të fituar Kupën e Botës, sepse ata janë ‘shumë të vjetër’.

Reklama

Për një masë të mirë, 31-vjeçari, i cili ka folur kundër trajnerit Roberto Martinez në të kaluarën, tha se lojtarët më të rinj të skuadrës “nuk janë të të njëjtit nivel me lojtarët që thanë lamtumirë pas Kupës së Botës 2018”.

De Bruyne tha se Belgjika nuk ishte në gjendje të fitonte Kupën e Botës sepse ata janë 'shumë të moshuar'

Martinez, duke folur pas ndeshjes me Marok përmes The Guardian , mohoi që skuadra të jetë shpërqendruar nga fjalët e De Bruynes.

Megjithatë, ato ishin komente që shoku i skuadrës Jan Vertonghen, nuk i pranoi lehtë.

“Ne ndoshta edhe sulmojmë keq sepse jemi shumë të vjetër, kjo duhet të jetë tani, me siguri?”, tha Vertonghen. “Ne kemi shumë cilësi në sulm, por edhe Maroku, dhe ata dolën më mirë sot. Kjo është shumë frustruese”.

Reklama
Reklama

Humbja nga Maroku e ka lënë skuadrën në prag të eliminimit dhe vetëm Kroacia ka mbetur për të luajtur

“Ka aq shumë gjëra që më kalojnë në mendje tani, gjëra që nuk duhet t’i them hapur. Nuk mendoj se kemi krijuar ndonjë shans. Ku shkoi keq?”.

Një thumbim i qartë në De Bruynen. Ka fërkime në kamp dhe Belgjika është në prag të katastrofës. Mundësia e fundit e gjeneratës së tyre të artë, pothuajse u zhduk.

Ata do të kenë një mundësi për të shpëtuar rrugëtimin e tyre kur të përballen me Kroacinë të enjten. /Telegrafi/