Nuk ka kaluar pa u komentuar rikthimi burrëror i Zvicrës së katër shqiptarëve edhe nga mediat angleze.

Pikërisht ylli i Ligës Premier, Xherdan Shaqiri ishte top performuesi në duelin që u zhvillua në Kaliningrad.


Aty Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola fantastik për të tronditur Serbinë dhe duke ja prerë biletën drejt shtëpisë.

The Independent e cilëson këtë fitore të Kosovës.

"Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës - dhe Kosovës", është titulli i prestigjiozes britanike.

the sun

The Sun e cilëson festimin me shqiponjë si një gjest drejtuar Serbisë.

Kurse, Guardian e vlerëson këtë një tronditje që Shaqiri ja bëri Serbisë në fund të takimit.

guardian 1

Zvicra vulos kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

/Telegrafi/

telegrafi sport app