LAJMI I FUNDIT:

Medel drejt lamtumirës, të hënën vizitat mjekësore te Tigres

Medel drejt lamtumirës, të hënën vizitat mjekësore te Tigres

Tigres UANL duket se do të jetë skuadra e ardhshme e Gary Medel.

Sipas El Mercurio, është arritur marrëveshja mes Interit dhe klubit meksikan.


Marrëveshja besohet se është finalizuar në shifrën e tetë milionëve për klubin nga Milano, ndërsa lojtari do të përfitojë tre milionë euro në sezon.

Vizitat mjekësore pritet të përfundojnë nesër (e hënë).

Vlen të theksohet se tashmë Interi ka zyrtarizuar mbrojtësin Milan Skriniar. /Telegrafi/