Trajneri i Conor McGregor, John Kavanagh, ka thënë se irlandezi mund të përballet me Tony Ferguson në UFC 249 duke zënë vendin e Khabib Nurmagomedov, i cili është bllokuar në Rusi si pasojë e coronavirusit.

Ferguson dhe Nurmagomedov është dashur të përballeshin më 18 prill, mirëpo kriza e coronavirusit i ka prishur të gjitha planet. Ndërkaq, ‘Notorious’ nuk është ndeshur që nga muaji janar kur fitoi ndaj Donald Cerrone.

Presidenti i UFC-së, Dana White, dëshiron që evenimenti i UFC-së të ndodhë, madje edhe me dyer të mbyllura.

Conor McGergor vs Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Khabib ndodhet në Rusi dhe ai vend është bllokuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Justin Gaethje është përmendur si kundërshtari që mund ta zëvendësojë yllin nga Dagestani për duelin ndaj Ferguson.

Në një sondazh në ESPN, se nëse Tony duhej ndeshur me Gaethje ose ta priste Nurmagomedovin, trajneri i McGregor ka dalë me një opsion të ri.

“Ndoshta një opsion i tretë…”, ka thënë Kavanagh duke aluduar për Conor. /Telegrafi/