LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet festivali Berlinale, filmi me skena të shumta intime “Touch Me Not” fiton çmimin “Ariu i Artë”

Mbyllet festivali Berlinale, filmi me skena të shumta intime “Touch Me Not” fiton çmimin “Ariu i Artë”

Filmi “Touch me not” i regjisores rumune Adina Pintilie, fitoi çmimin e “Ariu i Artë” për Filmin më të mirë të Festivalit të 68-të Ndërkombëtar Berlinale.

Çmimi më i mirë i regjisorit i është dhënë amerikan Wes Anderson për filmin ” Isle of Dogs”.


Anthony Bajon fitoi çmimin për aktorin më të mirë në saje të rolit në filmin “The Prayer”, ndërsa Ana Brun u shpall aktorja më e mirë falë rolit te “The Heiresses”, raporton Reuters.

Theksojmë se në festival është shfaqur edhe filmi i regjisores holandeze, Sarah Veltmeyer, “Kiem Holijanda” ku ndër protagonistët kryesor janë Arbresha Grabovci Nixha, Florist dhe Andi Bajgora.

Ai është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale ndërsa është shpërblyer me Ariun e Kristaltë.

“Kiem Holijanda”, filmi me aktorë shqiptarë shpërblehet në Berlinale
Lexo po ashtu “Kiem Holijanda”, filmi me aktorë shqiptarë shpërblehet në Berlinale

Rreth ndarjes së çmimeve vendosi juria e gjashtë anëtarëshe e kryesuar nga regjisori gjerman Tom Tykwer.

Gjatë festivalit që zgjati nga 15 deri më 25 shkurt, u shfaqën rreth 400 filma, prej të cilave 19 garuan për çmimin “Ariu i Artë”.

Kështu duket lista e fituesve sipas kategorisë në festival:

Filmi më i mirë (Ariu i Artë): Adina Pintilie – ”Touch Me Not” (Rumani)

Çmimi i Madh i Jurisë: Malgorzata Szumowska – ”Twarz” (Poloni)

Regjia më e mirë: Wes Anderson – ”Isle of Dogs” (SHBA)

Aktorja më e mirë: Ana Brun – “Las Herederas” (Paraguaj)

Aktori më i mirë: Anthony Bayon – ”La Priere” (Francë)

Skenari më i mirë: Alonso Ruizpalacios – ”Müze” (Meksikë)

Çmimi Alfred Bauer: Marcelo Martinessi – ”Las herederas” (Paraguaj)

Filmi më i mirë i parë: Adina Pintilie – ”Touch me not” (Rumani)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (Ariu i Artë): Ines Moldavsky – ”The Men Behind The Wall” (Izrael). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori