LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i harruar i Unitedit, Axel Tuanzebe rikthehet në stërvitje pas mungesës gjashtëmujore

Mbrojtësi i harruar i Unitedit, Axel Tuanzebe rikthehet në stërvitje pas mungesës gjashtëmujore
(Foto: Twitter/Manchester United)

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe, është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë, pas mungesës që nga korriku për shkak të lëndimit të shpinës.

Ai ishte kthyer te Djajtë e Kuq gjatë verës pas huazimeve te Aston Villa dhe Napoli në edicion e kaluar, mirëpo nuk ka luajtur për më shumë se një vit.


Paraqitja e tij e fundit ishte më 13 janar 2022, kur u inkuadrua në Kupën e Italisë në humbjen e Partenopei ndaj Fiorentinas.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Ndërsa për Djajtë e Kuq nuk ka luajtur për afro dy vite. Ndeshja e fundit ishte në finale të Ligës së Evropës në vitin 2021 kur humbën nga Villarreali.

Tash, 25-vjeçari është kthyer te bashkëlojtarët dhe është fotografuar në seancën stërvitore gjatë të hënës.

Tuanzebe filloi stërvitjet individuale në muajin e kaluar dhe sipas Manchester Evening News, është duke iu nënshtruar programeve të ndryshme të rikuperimit, duke qenë se do ta ketë shumë të vështirë të zë një vend në skuadër. /Telegrafi/