LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ tregojnë forcën ndaj Eibarit, rikthejnë kreun në La Liga (Video)

‘Mbretërit’ tregojnë forcën ndaj Eibarit, rikthejnë kreun në La Liga (Video)

Real Madrid ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Eibarit.

Pas tri ndeshjeve me shumë luhatje ndaj Valencia, Villarrealit dhe Las Palmasit, skuadra mbretërore është kthyer ta tregoj forcën e vërtetë në fitoren ndaj skuadrës së Eibarit.


Skuadra e Zinedine Zidane arriti të siguroj fitoren qysh në pjesën e parë duke shënuar tri gola.

Serinë e golave e hapi Karim Benzema, i cili shënoi në minutën e 14 për 1-0.

Festa e Benzemas te goli i parë

Sulmuesi francez shënoi edhe golin e dytë për ‘Mbretërit’, kur në minutën e 25 shfrytëzoi për mrekulli një asistim të James Rodriguez duke shënuar për golin e dytë personal.

Sulmuesi francez ishte lideri i Realit në këtë ndeshje

Katër minuta më vonë ishte radha e Rodriguez që të shënoi gol, ku pas asistimit nga Benzema mposhti portierin kundërshtar për 3-0 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

James festoi golin e tij së bashku me Marcelon

Në pjesën e dytë, Reali arriti të menaxhoj shumë mirë ndeshjen, duke shënuar edhe një gol me anë të Asensios, i cili shënoi në minutën e 60 për 4-0 nga një top i kthyer nga shtylla.

Edhe Asensio u shënua në listën e golashënuesve

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët nga Madridi patën edhe raste tjera për të thelluar edhe më shumë epërsinë, por nuk e gjetën më golin, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit.

Ishte Ruben Pena, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 72 pas asistimit nga Pedro Leon dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes apo fitoren e ‘Mbretërve’ me rezultat 4-1.

Pena shënoi golin e nderit për Eibarit

Pas kësaj fitore, Reali rikthen pozitën e parë në kampionat me 59 pikë, ndërsa Eibari renditet e shtata me 39 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/pomeczu/status/838049377239371776

https://twitter.com/pomeczu/status/838051897831456768

https://www.youtube.com/watch?v=sYYcLhq7SGI

https://www.youtube.com/watch?v=1c3ZRytOn9o

https://www.youtube.com/watch?v=1-FavXON0XY