LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha urdhëron që Princat William dhe Harry të rrinë të ndarë pas arkovolit të Princit Philip në kortezhin e varrimit

Mbretëresha urdhëron që Princat William dhe Harry të rrinë të ndarë pas arkovolit të Princit Philip në kortezhin e varrimit

William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah pas arkivolit të gjyshit të tyre kur ai të prehet nesër (e shtunë).

Vëllezërit e larguar do të jenë të dy pjesë e kortezhit që do të përcjellë trupin e Dukës së Edinburgut, shkruan DailyMail.


Por ata do të ndahen nga kushëriri i tyre, Peter Phillips. Dhe kur arkivoli të futet në Kapelën e Saint George në Kështjellën Windsor, William do të lëvizë përpara vëllait të tij më të vogël ndërsa ata zënë vendet e tyre veç e veç.

Kthesa e jashtëzakonshme e ngjarjeve do të shihet nga disa si një mundësi e humbur për të treguar unitetin e familjes pas vdekjes së Princit Filip. Të tjerët vunë në dyshim nëse princërit po mbaheshin larg qëllimisht me kërkesën e tyre.

Mbretëresha vendos që asnjë mbretëror s'do të veshë uniformë ushtarake në funeral, për të mos poshtëruar Harryn i cili nuk ka më të drejtë ta veshë atë
Lexo po ashtu Mbretëresha vendos që asnjë mbretëror s'do të veshë uniformë ushtarake në funeral, për të mos poshtëruar Harryn i cili nuk ka më të drejtë ta veshë atë

Por një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: “Ky është një funeral [dhe] ne nuk do të tërhiqemi nga ato perceptime të dramës. Marrëveshjet janë rënë dakord dhe pasqyrojnë dëshirat e Madhërisë së saj”.

Ajo erdhi ndërsa detajet e varrimit ceremonial të Princit Philipit, i cili do të zhvillohet nesër (e shtunë) në 15:00, u bënë publike. Këto përfshinin:

  • Mbretëresha do të mbajë një maskë, do të ulet e distancuar nga familja e saj dhe do të ndjekë arkivolin e burrit të saj në një veturë Bentley.
  • Kongregacioni prej 30 vetash përbëhet nga të gjithë fëmijët dhe nipërit e Philipit, bashkëshortët dhe të afërmit e tyre të ngushtë, duke përfshirë djalin e Princeshës Margaret, Konti i Snowdon;
  • I vetmi anëtar jo-familjar i grupit është shoqja e ngushtë e Mbretëreshës, Penny Knatchbull;
  • Mbretërorë të tjerë, duke përfshirë dukeshën e Kentit nuk janë ftuar pasi rregullat e COVID, shkatërruan një listë prej 1000 emrash që ishin paraparë të merrnin pjesë.
  • Një veturë e markës ‘Land Rover’ u krijua posaçërisht nga duka për të mbajtur arkivolin e tij.

William dhe Harry, 36 vjeç, u panë për herë të fundit në publik së bashku në një shërbim të Ditës së Komonuelthit në mars të vitit të kaluar, ku ata mezi mund të shikonin njëri-tjetrin në sy pas ndarjes së hidhur të Harryt dhe Meghanit nga Familja Mbretërore.

Një avokate indiane kërkoi arrestimin e Princit Harry, pasi supozoi se kishte folur me të dhe ai e kishte mashtruar duke i propozuar martesë
Lexo po ashtu Një avokate indiane kërkoi arrestimin e Princit Harry, pasi supozoi se kishte folur me të dhe ai e kishte mashtruar duke i propozuar martesë

Marrëdhëniet u acaruan më tej nga intervista shpërthyese e çiftit me Oprah Winfreyn muajin e kaluar, në të cilën ata sulmuan Familje Mbretërore, duke hedhur akuza për racizëm, ndërsa Philip, i cili vdiq të premten në moshën 99 vjeçare, në atë kohë ndodhej në spital.

Ishte shpresuar në heshtje që humbja e gjyshit të tyre të dashur, të cilin të dy burrat e donin shumë, mund të fillonte procesin e afrimit.

Nesër ka të ngjarë të jetë veçanërisht e vështirë për vëllezërit pasi do të zgjojë kujtime se duhet të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre kur ishin vetëm 15 dhe 13 vjeç.

Por sot biografi mbretëror Hugo Vickers tha se Peter Phillips, nipi i madh i Philipit, mund të jetë zgjedhur qëllimisht për të ndihmuar dy kushërinjtë e tij më të vegjël të gjejnë një rrugë përpara në marrëdhëniet e tyre, e cila është acaruar keq vitin e kaluar.

Ai tha: “Peter Philips ishte jashtëzakonisht i mirë me djemtë kur Diana vdiq, kështu që mendoj se do të jetë shumë mirë për ta. Ndonjëherë mendoj se kur njerëzit sillen shumë mirë në publik, gjë që unë mendoj se do ta bëjnë, e kanë më të lehtë të sillen më mirë privatisht. Princi Philip dhe Mbretëresha ishin pajtues tërë jetën kështu që jam i sigurt se kjo është ajo që ai do të dëshironte”.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, pasi 'nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes'
Lexo po ashtu Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, pasi 'nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes'

William dhe Harry do të jenë në mesin e nëntë anëtarëve të familjes që do të ecin pas arkivolit të Philip, duke lënë hyrjen e Sovranit në Kësthjellën Windsor në orën 2:45 pasdite.

William, 38, dhe Harry do të ecin në rreshtin e tretë të vajtuesve, me kushëririn e tyre Peter Phillips mes tyre, prapa katër fëmijëve të Mbretëreshës.

Procesioni do të drejtohet nga Princi i Uellsit dhe motra e tij, Princesha Anne, e ndjekur nga Princi Edward dhe Princi Andrew. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori