LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se ‘e nxiti’ Harryn të bëjë paqe me Princin William dhe Charles

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se ‘e nxiti’ Harryn të bëjë paqe me Princin William dhe Charles
Foto: Getty Images

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është e shqetësuar për problemet e vazhdueshme që kanë tronditur monarkinë prej disa muajsh.

Sipas një burimi të pallatit, 95-vjeçarja është veçanërisht e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në lidhje me nipërit e saj, Princin William dhe Princin Harry, si dhe babanë e tyre, Princin Charles.


“Elizabeth i kërkoi Harryt ta thërriste përmes Zoom për bisedime paqeje ndërsa Charles është në Skoci dhe ofroi të ishte një ndërmjetëse”, tha një burim i pallatit së fundmi për Closer Weekly. “Është dashur njëfarë bindjeje, por ata kanë rënë dakord me të, sepse ata të dy e duan dhe e respektojnë mbretëreshën”.

Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Burimi gjithashtu pohoi se monarku në fuqi dëshiron të flasë sinqerisht me William, 39 vjeç, i cili është i dyti në radhë për fronin pas babait të tij, 72 vjeç.

“Elizabeth i ka parë të gjitha – të mirat dhe të këqijat”, tha burimi. “Por një gjë që ajo ka mësuar si mbretëreshë është fuqia e të menduarit pozitiv dhe përballimi i sfidave kokë më kokë”.

Harry u tërhoq nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe u zhvendos me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. William ka vazhduar me jetën mbretërore dhe kërkesat që vijnë me të qenit i dyti në radhë për fronin.

Intervista e Harryt dhe Meghan për Oprah Winfrey (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, marrëdhënia u përkeqësua në mars kur Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, dhanë një intervistë Oprah Winfrey, e cila u shikua nga gati 50 milionë njerëz në mbarë botën.

Harry ka folur për marrëdhenien e tensionuar me të vëllanë, gjithashtu theksoi për Winfrey, 67 vjeçe, se babai i tij Charles nuk i pranoi thirrjet e tij për një kohë.

William dhe Harry (Foto: Getty Images)

Që nga intervista e Dukës së Sussex, Harry dhe William nuk kanë ruajtur ndonjë raport të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori