LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth II kishte vizituar 110 vende, por jo edhe vendlindjen e bashkëshortit

Mbretëresha Elizabeth II kishte vizituar 110 vende, por jo edhe vendlindjen e bashkëshortit

Mbretëresha Elizabeth II gjatë kohës sa ishte në krye të monarkisë britanike, kurrë zyrtarisht nuk kishte vizituar Greqinë, edhe pse në vizita zyrtare kishte qenë në 110 vende të ndryshme të botës.

Kjo edhe nuk është për t’u habitur, pasi që bashkëshorti i saj princi Philip kishte pasur marrëdhënie të komplikuara me vendin ku kishte lindur më 1921, transmeton Telegrafi.


Xhaxhai i Philipit, Mbreti Konstantin I, ka qenë i detyruar të abdikonte gjatë luftës greko-turke të vitit 1922, ku e tërë monarkia ishte vënë në një situatë të pasigurt.

Princi grek Andrew, babai i Philipit, ishte dëbuar nga vendi dhe ishte detyruar të ikë me familjen me një anije britanike duke arritur me të deri në Francë.

Rënia e monarkisë dhe rritja e tensioneve mes familjes mbretërore greke dhe qeverisë, e ndaluan atë dhe mbretëreshën që zyrtarisht ta vizitojnë Greqinë si monarkë të Britanisë.

Megjithatë, Greqinë e vizituan privatisht në vitin 1952, para ardhjes në fron të Elizabeth. Këtë udhëtim nuk e kanë përsëritur më. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Fun
Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Fun
Kalo në kategori