LAJMI I FUNDIT:

Mbresa- një yll i ri i estradës shqiptare, sjell baladën e këndshme ”Jo mo”

Mbresa- një yll i ri i estradës shqiptare, sjell baladën e këndshme ”Jo mo”

Mbresa, është një artiste e re e estradës shqiptare, e cila ka bërë debutimin e saj me projektin e parë muzikor.

“Jo mo” titullohet balada e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja, ndërsa muzikën e ka realizuar Gëzim Lazri bashkë me Fatjon Miftarin.

Mbresa sjell këngën e re “Jo Mo” (Foto: YouTube)

E njëjta e interpreton atë në një stil mjaft modern, ndërkohë që i këndon dashurisë me një tekst melankolik që përcillet me tinguj të violinës, kitarës dhe pianos.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo po ashtu vjen me një paraqitje tejet atraktive në klip, edhe pse shfaqet më ndryshe por shumë e veçantë.

Ndonëse e re në skenën tonë, Mbresa po konsiderohet një emër shumë premtues, ku në vazhdim pritet të sjell projekte të tjera muzikore. /Telegrafi/