Mbappe i sinqertë: Real Madridi ishte ëndrra ime, Barcelona s’ka qenë as opsion

Sulmuesi Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për sagën e tij të bujshme të transferimit në verën e vitit 2024, kur si lojtar i lirë pas largimit nga PSG mund të zgjidhte çdo klub në Evropë.
Sulmuesi francez, që në fund firmosi me Real Madridin, pranoi se periudha e tij në Paris do të mbahet mend sidomos për një gjë – për mundësinë që kishte të luante me Lionel Messin.
“Të luaja me Lionel Messin ishte një bekim. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të ndanim të njëjtën fushë”.
Në verën e vitit 2024, ëndrra e tij u bë realitet: një transferim falas te Real Madridi dhe ai nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjen që bëri, pavarësisht se kishte disa raportime befasuese për kalimin e mundshëm te Barcelona.

“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj për Real Madridin. Nuk kam imagjinuar kurrë që do të luaja për Barcelonën”, theksoi ai.
Mbappe tashmë është një nga figurat kryesore në “Santiago Bernabeu”, duke realizuar ëndrrën që e kishte që në fëmijëri.
Përndryshe, këtë edicion Mbappe me Real Madridin duket krejtësisht në nivel tjetër, ku kanë pësuar vetëm një humbje – nga rivali Atletico./Telegrafi/




















































