LAJMI I FUNDIT:

Mbajti fjalim për mbi dy orë, Vladimir Putin për asnjë moment nuk e mori mundin ta përmend Alexei Navalnyn

Mbajti fjalim për mbi dy orë, Vladimir Putin për asnjë moment nuk e mori mundin ta përmend Alexei Navalnyn

Presidenti rus para pak çastesh përfundoi fjalimin e tij mbi dy orë, të cilën e mbuluan pothuajse të gjitha mediat ruse që kontrollohen direkt apo indirekt nga Kremlini.

Ai foli për gjëra të ndryshme propagandistike, duke filluar nga kinse industrializimi i Rusisë e deri të plakja e popullatës ruse, që sipas tij tha se është një trend global, transmeton Telegrafi.


Siç raporton BBC, ishte një emër që ai assesi të merr guximin ta përmend gjatë fjalimit të tij – ai i opozitarit rus Alexei Navalny, i cili në fillim të muajit vdiq në një burg në Arktik, transmeton Telegrafi.

Vdekja e tij nxiti reagim global dhe protesta në pothuajse të gjitha qytetet ruse, ku shumë mbështetës të Navalnyt u arrestuan nga organet ruse të Sigurisë.

Ajo çfarë u theksua më së shumti ishte brutaliteti i policisë ruse që arrestoi mbështetësit e Navalnyt në Moskë dhe Shën Petersburg.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Navalny do të varroset te premten në Moskë. Ai është cilësuar nga Kremlini si kërcënimi më i madh i Putinit, për faktin se kishte shumë mbështetës që dilnin për të protestuar nëpër rrugët e qyteteve ruse kundër qeverisë ruse.

Shumë liderë botërorë e bën përgjegjës Vladimir Putinin për vdekjen e Navalnyt, derisa Kremlini ka mohuar akuzat duke thënë se është nuk janë të përfshirë në vdekjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori