LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i parë i Ekipit Punues për analizën e themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës

Mbahet takimi i parë i Ekipit Punues për analizën e themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës

Sot është mbajtur takimi i parë i Ekipit Punues i cili u themelua nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për analizën e themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës.

Në njoftim thuhet se “ky ekip është themeluar si rezultat i nevojës për një institut i cili do të mund të adresonte, më në fund, atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. E dyta, do të mund të dokumentonte në mënyrë të përbashkët gjithashtu edhe dëmet që janë shkaktuar, shtetit si tërësi, personave por edhe ekonomisë”.

Më tej në njoftim thuhet se ekipit iu drejtua kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilët e bënë hapjen zyrtare të takimit të parë.

Kryeministri në detyrë përmendi disa nga krimet që serbët i kanë kryer në Kosovë.

“Kemi më shumë se 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit. Mijëra persona të përdhunuar. Mijëra të burgosur e të torturuar. Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur. Edhe sot, 21 vjet pas luftës nuk kemi një shifër që do të mund të na tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar Kosovës. E situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik, të cilin nuk e kemi adresuar aspak si duhet për këto vite. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që të fillojmë punën me një ekip që do të merret ekskluzivisht me përgatitjen e analizës se cila do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar me themelimin e Institutit”, ka pohuar Kurti.

Në takim, kjo nismë u përshëndet njëzëri dhe u tha që është momenti i fundit që të bëhej një gjë e tillë, e cila do të duhej të shërbente si ombrellë për të gjitha nismat e ngjashme që janë bërë deri tash.

“U theksua gjithashtu nevoja e vendosjes së bazave të forta për krijimin e Institutit. Në momentin që bazat i vendosim të forta, atëherë u tha se puna e institutit, i cili do të themelohet më vonë, do të jetë shumë më e lehtë. Si i tillë, ai duhet të ketë një buxhet të caktuar që do të mund të siguronte një punë të vazhdueshme për njerëzit që do të ishin pjesë e tij, e të cilët duhet të jenë ekspertë të fushës, si dhe një buxhet që do të mund të siguronte hulumtues në terren më vonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori