LAJMI I FUNDIT:

Mayweather ngacmon Nurmagomedovin, por edhe McGregorin: Po më kërkoni ndeshje, pasi jam fytyra e gjitha sporteve luftarake

Mayweather ngacmon Nurmagomedovin, por edhe McGregorin: Po më kërkoni ndeshje, pasi jam fytyra e gjitha sporteve luftarake

Floyd Mayweather ka thumbuar dyshen e njohur të luftëtarëve të UFC-së, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Nurmagomedov ka fituar meçin më të popullarizuar të UFC-së ndaj McGregorit para dy muajsh, duke u bërë emri më i lakuar i këtij sporti.


Kjo fitore ndaj irlandezit ka bërë që luftëtari nga Dagestani të ‘marr zemër’ dhe të kërkoj përballje me boksierin e njohur amerikan Mayweather.

Khabib e fton Mayweatherin për një duel të të pamposhturve: Në xhungël është vetëm një mbret
Lexo po ashtu Khabib e fton Mayweatherin për një duel të të pamposhturve: Në xhungël është vetëm një mbret

Sipas Nurmagomedovit, duhet të ketë vetëm një mbret në xhungël dhe ai dhe Meyweather duhet të përballen mes vete.

Nurmagomedov mposhti McGregorin në muajin tetor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Por, nuk ka vonuar shumë dhe boksieri 41-vjeçar amerikan ka reaguar me thumba në drejtim të rusit, por edhe irlandezit McGregor.

Kjo pasi, Mayweather ka thënë se këta të dy kërkojnë ndeshje ndaj tij pasi është fytyra e gjitha sporteve luftarake.

Agjenti i Khabibit thotë se po punohet për meçin kundër Floyd Mayweatherit
Lexo po ashtu Agjenti i Khabibit thotë se po punohet për meçin kundër Floyd Mayweatherit

“McGregor dhe Nurmagomedov po më kërkojnë ende mua, pasi siç e kam theksuar më herët, unë jam fytyra e kësaj periudhe në sportet luftarake, qoftë boks apo MMA”.

McGregor u mposht edhe nga Mayweather (Foto: Getty Images)

“Unë jam fytyra e të gjithëve”, ka deklaruar boksieri i njohur amerikan Mayweather.

Ndryshe, Mayweather është kampion absolut në pesha të lehta në boks dhe ka një rekord prej 50 fitoresh në 50 ndeshje, ndërsa Nurmagomedov ka 27 fitore nga po kaq ndeshje. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori