LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Khabibit thotë se po punohet për meçin kundër Floyd Mayweatherit

Agjenti i Khabibit thotë se po punohet për meçin kundër Floyd Mayweatherit
Khabib Nurmagomedov, Floyd Mayweather (Foto: Getty Images/Guliver)

Agjenti i Khabib Nurmagomedovit, agent Ali Abdelaziz, beson se mund të ndodhë përballja ndërmjet klientit të tij dhe Floyd Mayëeatherit.

Ka kohë që spekulohet se kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC dhe kampioni i pamposhtur i boksit mund të zhvillojnë një meç në të ardhme.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ndërsa përfaqësuesi i yllit nga Dagestani ka lënë të kuptohet se është duke u punuar në mënyrë që dueli të ndodhë.

Lajmet për Khabib
Lexo po ashtu Lajmet për Khabib

“Nuk ka dyshim se Khabib dëshiron të boksojë me Floydin, por më duhet të them se kemi një kontratë me UFC-në, ata e lejuan këtë irlandezin (Conor McGregor) që të zhvillonte meçin (ndaj Mayweatherit)”.

“Nëse Khabib e dëshiron shumë, atëherë do të ulemi me Dana (White) do të flasim për ta realizuar”.

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Dana e mendon kështu këtë gjë: ‘ Do t’ia japim një mundësi, nuk ka shumë boksierë që mund t’i bëjnë ofertë, i thirrni ata nga UFC-ja, sepse e dini se i sjellin shifrat’.  Si Khabibi, si Conori, këta djem. Por nuk ka shumë të tillë”, ka deklaruar Abdelaziz për TMZ.

Kujtojmë që McGregor u ndeshe me Mayweatherin në ring me rregulla boksi dhe pësoi në raundin e tetë me nokaut teknik. Khabib së fundmi e mposhti irlandezin në tetëkëndësh, ashtu që e ka mundësinë të përballet me boksierin e famshëm amerikan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori