LAJMI I FUNDIT:

Max Fest e bën Rita Orën ‘të qajë’

Max Fest e bën Rita Orën ‘të qajë’

Koncerti i organizuar nga Max Travel më 9 maj 2023 në kuadër të Prishtina Max Fest ka bërë bujë të madhe në skenën muzikore ndërkombëtare.

Derisa në sheshin George Bush në Prishtinë u mblodhën rreth 20 mijë veta për të mirëpritur super artistët e estradës sonë, ishte një detaj aty ku moderatori Fisnik Zymi iu drejtua të pranishmëve duke përmendur krenarinë e të gjithë shqiptarëve, këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila mori vëmendjen e të gjithë të pranishmëve që nuk pushuan së brohorituri kur në fjalë ishte Rita.


Dhe kjo duket se e ka emocionuar pak këngëtaren në fjalë, një moment i veçantë është shënuar kur këngëtarja e njohur Rita Ora ka reaguar në InstaStory për momentin nga koncerti i organizuar nga Max Travel.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Kjo më bën mua të qaj”, shkroi Rita Ora krahas videos së postuar në Instagramin e saj personal.

Kjo nuk është hera e parë që koncertet e Max Travel bëhen të vëmendshme nga artistët ndërkombëtarë. Vitin e kaluar, koncerti u rishpërnda edhe nga këngëtarja turke Demet Akalin, që solli një reagim pozitiv nga ndjekësit e saj dhe fansat e muzikës në Turqi në përgjithësi.

Rita Ora, e njohur për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe përfaqësimin e muzikës britanike në skenën ndërkombëtare, ka përcjellë një mesazh të veçantë për koncertin e Max Travel në Prishtina Max Fest. Postimi i saj i ripostuar ka sjellë një shpërthim të reagimeve pozitive dhe ka rritur interesin për koncertin edhe më shumë.

Për Max Travel, kjo është një fitore e madhe dhe një vlerësim për punën e tyre të palodhshme në organizimin e ngjarjeve të nivelit ndërkombëtar. Koncerti i Max Fest 2024 është planifikuar të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për publikun, duke sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe ofruar një spektakël muzikor të pamohueshëm.

Mbetet të shihet se vëmendjen e kujt nga artistet ndërkombëtarë do ta marrë Max Fest në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori