LAJMI I FUNDIT:

Matuidi largohet përfundimisht nga Juventusi

Matuidi largohet përfundimisht nga Juventusi
Blaise Matuidi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Blaise Matuidi ka ndërprerë zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin me pëlqim të ndërsjellë mes dy palëve dhe tani pritet të bashkohet me Inter Miami në MLS.

Mesfushori 33-vjeçar ishte bashkuar me Juventusin nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro plus bonuse.


Megjithatë, pas tri viteve të suksesshme të kaluara në Allianz Stadium, Matuidi dhe Juventusi kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Matuidi arrin marrëveshje me Inter Miamin e Beckhamit
Lexo po ashtu Matuidi arrin marrëveshje me Inter Miamin e Beckhamit

Francezi pritet të nënshkruajë me ekipin nga Mayor League Soccer, Inter Miami, i cili është nën pronësinë e legjendës angleze, David Beckham.

“Mesfushori francez largohet nga Juventusi pas tre vjetësh dhe pesë trofeve të fituara në klub”, thuhet fillimisht në njoftimin e Juventusit.

“Pas tre vjetësh dhe pesë titujsh të fituar (tre Scudetto, një Coppa Italia dhe një Superkupë të Italisë), Blaise Matuidi dhe Juventusi ndahen me përfundim konsensual të kontratës së lojtarit”.

“Matuidi ka luajtur 98 ndeshje në Serie A që nga ardhja e tij në Juventus, dhe përveç Paulo Dybala (134), asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë paraqitje në të gjitha garat se ai, duke luajtur 133 herë për Bianconeri”, thuhet ndër tjerash. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori