LAJMI I FUNDIT:

Matt Damon merr pushim nga filmat (Video)

Matt Damon merr pushim nga filmat (Video)

Aktori hollivudian, Matt Damon, ka njoftuar se nuk do të xhirojë asnjë film për 12 muaj, sepse dëshiron të pushojë dhe t’i përkushtohet familjes.

Ai ka thënë se i ka xhiruar katër filma pa bërë pushim, ndërsa filmi i tij më i ri është vazhdimi i radhës për Jason Bourne.


“Në kohën e fundit janë zhvilluar situata të tilla që pa menduar, i kam pranuar shumë role. Kam xhiruar katër filma radhazi, ndërsa më pret edhe një tjetër rol”, ka thënë Damon për emisionin Today.

“Mezi pres që ky vit të përfundojë dhe të marr një vit pushim, të cilin do ta kaloj me familjen në shtëpinë tonë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/