LAJMI I FUNDIT:

Massa thotë se gjendja e Schumacher është e komplikuar, por refuzon të japë detaje

Massa thotë se gjendja e Schumacher është e komplikuar, por refuzon të japë detaje
(Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Shtatëherë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane disa vite më parë, ndërsa që prej asaj kohe ka pasur informacione kontradiktore për gjendjen e tij shëndetësore.

Pas një kohe të gjatë në gjendje kome, familjarët e pilotit gjerman nuk kanë preferuar të japin detaje mbi ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa njerëz të ndryshëm pjesë të Formulës 1 kanë bërë deklarata mjaft optimiste.


Së fundi për gjendjen shëndetësore të Schumacher ka folur edhe piloti brazilian, Felipe Massa, një nga miqtë më të mirë të gjermanit, duke qenë se bashkë kanë qenë një sezon te Ferrari, por shumë sezone rivalë në pistë – transmeton SuperSport.

(Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

Në një intervistë të dhënë për Fox Sport, Massa tregoi se ka takuar Schumacher dhe se gjendja e tij shëndetësore është e komplikuar, por ka shtuar se dëshiron të respektojë vendimin e familjes së tij, për të mos dhënë detaje mbi situatën.

Neurokirurgu italian thotë se Schumacher nuk është më i njëjti person që ne e mbajmë mend
Lexo po ashtu Neurokirurgu italian thotë se Schumacher nuk është më i njëjti person që ne e mbajmë mend

“E di si është Schumacher, pasi kemi pasur një raport shumë miqësor gjatë kohës që kemi garuar bashkë. Disi më pak me Carinën, pasi ajo vinte rrallë të ndiqte provat ose garat”.

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher është e komplikuar, por nëse familja e tij nuk do të japë detaje, atëherë kush jam unë për ta bërë këtë”, është shprehur braziliani.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori