Sulmuesi brazilian ka shënuar vetëm pesë gola në 20 paraqitje zyrtare me Blaugranët, ku kaloi për 57 milionë euro në verën që lamë pas nga Santosi.

“Ai duhet të shënojë më shumë gola në krahasim me ata që ka realizuar deri më tani”.


“Ne nuk e analizojmë një lojtar vetëm nga golat që shënon... Por, aktualisht problemi i vetëm te Neymar është realizimi”.

“Ai nuk është një golashënues me karakteristikat e Leos, por duhet të na japë golat e njëjtë, si Pedro, Alexis dhe Cesc”, ka deklaruar Martino. /Telegrafi/

telegrafi sport app