LAJMI I FUNDIT:

Martin Scorsese është duke përgatitur një film të ri për Bob Dylanin

Martin Scorsese është duke përgatitur një film të ri për Bob Dylanin
Bob Dylan (Foto": Christopher Polk/Getty Images for VH1/Guliver)

Netflix ka bërë të ditur se Martin Scorsese do ta bëjë regjinë e filmit dokumentar për turneun e Bob Dylanit, Rolling Thunder Revue”.

Siç transmeton The Guardian, strukturën e filmit do ta përbëjnë intervistat e shumta që i ka thënë kantautori i famshëm amerikan.

Regjisori i shumë filmave të suksesshëm, Martin Scorsese (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Ngjarja do të bazohet në vënien në pah të shpirtit të trazuar të Amerikës në vitin 1975 dhe muzikën e gëzueshme që Dylan e ka interpretuar në vjeshtën e atij viti.

Variety njofton se filmi do të jetë më i thjeshtë se dokumentari i Scorsese nga viti 2005 rreth jetës së Bob Dylanit, “No Direction Home”.

Lajmet për Bob Dylan
Lexo po ashtu Lajmet për Bob Dylan

Ai film ishte përqendruar në ngritjen e artistit drejt famës, zhvendosjen në New York, si edhe pensionimin e përkohshëm pas një aksidenti komunikacioni në vitin 1966.

“Rolling Thunder Revue” ka qenë një karvan muzikor që kishte filluar në tetor 1975 dhe kishte mbaruar në maj 1976.

Gjatë atij turneu, Dylan i ishin bashkuar artistë të shumtë, si Joni Mitchell, Joan Baez, Mick Ronson, Bette Midler, Roger McGuinn, Emmylou Harris e Allen Ginsberg.

Lansimi i dokumentarit të ri do të ndodhë më vonë gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori