LAJMI I FUNDIT:

Martin Braithwaite e kaloi një pjesë të fëmijërisë në karrocë, tani ai luan përkrah Lionel Messit te Barcelona

Martin Braithwaite e kaloi një pjesë të fëmijërisë në karrocë, tani ai luan përkrah Lionel Messit te Barcelona

Martin Braithwaite në një rrëfim për CCN ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të jetës së tij kur ishte fëmijë.

Ai tregon se si i shihte miqtë e tij duke u argëtuar, ndërsa vet ishte i bllokuar përkohësisht në një karrocë.


“Nuk kam shumë kujtime sepse është një moment kaq i trishtuar. Unë i shikoja të gjithë fëmijët e tjerë që vrapojnë rrotull, duke buzëqeshur, duke luajtur. Kjo dhemb. Padyshim, ajo ishte një periudhë vërtet e vështirë e jetës sime”, ka treguar sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite për CNN Sport.

Mes moshës pesë dhe shtatë vjeç, Braithwaite vuante nga ‘Legg-Calve-Perthes’, një çrregullim që mund të kishte çuar në deformim femurin e tij.

“Më kujtohet ndjenja, si mund të thuash … siklet … kur je ndryshe. Ju nuk e doni këtë lloj vëmendjeje”, tregon danezi.

Pavarësisht nga kufizimet e tij fizike, Braithwaite ishte ende duke ëndërruar. Ai ëndërronte për një të ardhme kur ai do të mirëpriste vëmendjen, por në një jetë tjetër, atë si futbollist profesionist në një nga klubet më të mira në botë.

Një ‘udhëtimi ferri’ deri te kontrata me Barcelonën

Braithwaite e ka përshkruar atë që ndodhi në atë kohë si ” një udhëtim ferri”, ndërsa pas 20 vitesh nga karroca, tani luan në krahët me Lionel Messin, si shok skuadre.

Klubi kishte sulmues si Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, por ai nuk hezitoi të bashkoje dhe e priti rastin.

“Gjithmonë dëshiroja të isha një futbollist. Meqenëse isha vërtet i ri, nuk kisha asgjë tjetër në mendje. Nuk kisha një plan B. Pra, kur nuk ka asnjë plan B, nuk shpërqendrohesh”, tregon ai.

Në vitin 2007, Braithwaite nënshkroi një kontratë si i ri me klubin e tij të lindjes në Danimarkë, Esbjerg, duke fituar pastaj Kupën e Danimarkës, para se të kalonte në Ligue 1 te Toulouse.

Kjo e çoi atë në Angli dhe te klubi i Championship, Middlesbrough, ku ai luftoi për të pasur ndikim.

Nga aty Braithwaite kaloi te Bordeaux, para se të kalonte në La Liga te Leganes. Ai sa ishte në Leganes, mori një nga telefonatat më të rëndësishme të jetës së tij.

“Unë po e merrja djalin tim nga stërvitja [e futbollit] dhe ne po shkoni në shtëpi kur agjenti im thirri dhe ai se Barcelona është e interesuar për mua. Ai tha se ata dukeshin vërtet të interesuar”, zbulon detaje Braithwaite.

Danezi e kishte të vështirë ta përmbajë entuziazmin e tij, pasi për më shumë se një dekadë në lojën profesionale ishte përgatitur për momente të tilla, por kur vjen thirrja nga Barcelona është diçka tjetër.

“Ndenj e mahnitshme. Por unë e di në futboll [kur] ka interes, por nuk do të thotë asgjë. Ka ende një rrugë të gjatë për tu bërë derisa të nënshkruhen letrat”.

Ajo që pasoi ishin dy javë të rënda, në të cilat bisedimet vazhduan, por jeta duhej të vazhdonte normalisht. Ndërkohë ai stërvitej dhe luante për Leganes, bëri çmos për të fshehur negociatat me Barcelonën nga të gjithë, madje edhe nga gruaja e tij.

“Unë nuk jam një djalë që mban shumë sekrete; unë jam i hapur. Gruaja ime do të mendonte se diçka nuk ishte në rregull sepse po i fshehja këto telefonata”.

Ai tregon momentin kur ajo e kishte kuptuar se po kalonte në një klub të madh.

“Ajo thjesht buzëqeshi dhe tha: ‘Unë e di se çfarë do të më thuash”.

“Ishte një moment me të vërtetë emocionues për të dy ne, sepse kam folur për këtë gjë një kohë të gjatë. Ajo ka parë të gjitha sakrificat që unë i bëra që të arrija këtu”, kujton Braithwaite.

Braithwaite kurrë nuk dyshoi se nuk do të mund të luante për një nga ekipet e mëdha të kontinentit.

“Ata [Barcelona] e kanë parë që unë kam aftësitë për të luajtur në një nivel shumë më të lartë”, nënvizon danezi, duke shtuar se drejtuesit katalanas i kishin thënë se e shohin pasionin e tij dhe se mund të luajë me një klub të madh.

Braithwaite luajti vetëm tre ndeshje me katalanasit para se pandemia të mbyllte gjithçka në mars 2020 dhe vetëm dy herë ai ka luajtur para shikueseve në stadiumin Camp Nou.

Numri 9 dhe Danimarka në Kampionatin Evropian

Që nga largimi i Luis Suarez në Atletico Madrid, Braithëaite ka trashëguar fanellën me numër 9 të veshur më parë edhe nga i madhi braziliani Ronaldo dhe kamerunasi Samuel Eto’o.

“Në Danimarkë ne jemi pak më të përulur, me këmbë në tokë; ne nuk ëndërrojmë shumë”.

“Babai im u rrit në Amerikë; ata ëndërrojnë shumë. Dhe unë mendoj se kjo është ana amerikane e imja; unë ëndërroj gjëra të mëdha dhe dua të pushtoj botën”, mbylli rrëfimin e tij Braithwaite.

Përveç që ndihmon Barcelonën ai po luan mirë edhe për vendin e tij, pasi Braithwaite po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian me Danimarkën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori