LAJMI I FUNDIT:

Martial: Kam marrëdhënie të mirë me Mourinhon

Martial: Kam marrëdhënie të mirë me Mourinhon
Jose Mourinho - Anthony Martial (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Anthony Martial këmbëngul se ai kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me menaxherin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Futbollisti francez i dha tre gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier, ku dy erdhën në derbin e javës kundër Chelseat në Stamford Bridge të shtunën.


Rritja e formës së Martial ka ardhur në mes të raporteve të një çarjeje me Mourinhon, i cili e gjobiti lojtarin në fillim të sezonit pasi u kthye vonë në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara pas lindjes së fëmijës së tij të dytë.

Martial i vendosur të largohet, refuzon një tjetër ofertë të Unitedit
Lexo po ashtu Martial i vendosur të largohet, refuzon një tjetër ofertë të Unitedit

Agjenti i tij madje pretendoi se Martial ishte duke kërkuar të largohej nga klubi në qershor, pasi nuk luante rregullisht me ekipin e parë dhe kjo i kushtoi atij me mos-ftesë në skuadrën e Francës në Kupën e Botës.

Por Martial, i cili ka luajtur në gjashtë nga nëntë ndeshjet e Ligës Premier në sezonin 2018-19, ka hedhur poshtë pretendimet për raporte të vështira me trajnerin portugez.

Sipas yllit francez, raporti mes tij dhe Mourinhos është sikurse i çdo futbollisti me trajnerin e tij.

Martial beson në largimin e Mourinhos, gati rinovimi i tij me Unitedin
Lexo po ashtu Martial beson në largimin e Mourinhos, gati rinovimi i tij me Unitedin

“Gjërat nuk ishin të tensionuara mes nesh asnjëherë”, ka thënë fillimisht 22-vjeçari francez.

“Ne kemi një marrëdhënie lojtar-trajner dhe shpresoj që do të vazhdojmë ashtu dhe do të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur me Manchester Unitedin”, përfundoi Martial. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori