LAJMI I FUNDIT:

Marshi protestues, AAK-ja edhe kërkesë zyrtare Ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt (Foto)

Marshi protestues, AAK-ja edhe kërkesë zyrtare Ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt (Foto)

E plotësuar: Nënkryetari i AAK-së, Aridan Gjini gjatë marshit protestues i ka dorëzuar Ambasadës franceze kërkesën për lirimin e Haradinajt.

Ndryshe,  qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në marshin protestues ku po kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili të mërkurën u arrestua në Francë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.


E plotësuar: Qytetarë të shumtë tashmë po vazhdojnë marshin në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata nga “New Born” kanë vazhduar marshin për tek Ambasada franceze, prej ku kërkuan lirimin e Haradinajt.

Aktualisht, qytetarët janë duke marshuar drejt pikënisjes, qendrës së qytetit. Të pranishëm janë zyrtarë të lartë të AAK-së, deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, lideri i VV-së, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, këngëtari Labinot Tahiri.

E plotësuar: Qytetarë të shumtë në marshin protestues në mbështetje të Ramush Haradinajt janë ndalur para Ambasadës franceze, prej ku po kërkojnë që të lirohet lideri i AAK-së.

Ata para ambasadës franceze po brohorisin “Ramushi, Ramushi”.

Marsh protestues në mbështetje të Haradinajt

Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, përballë Pallatit të Rinisë, të New Born-i, ka filluar  marshi protestues në mbështetje të Haradinajt.

Qindra qytetarë janë mbledhur për të marshuar deri te Ambasada franceze në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se ushtarët e Serbisë kanë kryer krimet, e jo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai para të pranishmëve tha se nuk duhet të harrohet se Franca është shtet mik i Kosovës dhe para ambasadës do të kërkojnë vetëm vënien e drejtësisë në vend, e që është lirimi i Haradinajt.

“Duam t’i tregojmë Francës se nuk është drejtësi të mbahet Haradinaj në burg, pasi ka vënë gurthemelet e lirisë, tha Gjini. /Telegrafi/