LAJMI I FUNDIT:

Marseille reagon ashpër pas goditjes që Evra i dha tifozit: Klubi dënon fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve (Foto/Video)

Marseille reagon ashpër pas goditjes që Evra i dha tifozit: Klubi dënon fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve (Foto/Video)

Një skandal i madh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kuadër të Ligë së Evropës në ndeshjen mes Guimares dhe Olympique Marseille.

Gjatë nxehjes së lojtarëve para fillimit të ndeshjes, një tifoz i Marseilles ka fyer në baza racore sipas medieve të huaja yllin francez Patrice Evra.


Ky i fundit nuk ka mundur të durojë fyerjet që kanë ardhur në drejtim të tij dhe ka reaguar ashpër.

Evra sikurse Cantona, shqelmon tifozin në fytyrë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Evra sikurse Cantona, shqelmon tifozin në fytyrë (Foto/Video)

Evra është afruar tek tifozët dhe në një moment ka goditur njërin nga ta me shqelm në fytyrë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor ta ndëshkojë ish-reprezentuesin e Francës me karton të kuq ende pa filluar ndeshja.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe klubi i madh francez Olympique Marseille për rastin e ndodhur duke dënuar fyerjet ndaj lojtarëve.

“Marseille ka parë incidentin e ndodhur para ndeshjes mes Vittoria Guimares – Marseille në Portugali”.

“Jemi duke zhvilluar një hetim të brendshëm për të vendosur se kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur”.

“Në çdo rast futbollistët duhet ta mbajnë gjakftohtësinë përballë provokimeve dhe ofendimeve nga kushdo që vijnë ato”.

“Në këtë moment klubi dënon ashpër ata mbështetës që i ofendojnë futbollistët e tyre, por ne besojmë se ai person nuk ka qenë një përkrahës i Marseille”, thuhet në komunikatën e klubit francez.

Evra u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha pas gjestit të bërë

Për rastin e ndodhur ka folur edhe trajneri aktual i Marseille, Rudi Garcia që ka qëndruar në krah të futbollistit.

“Patrice duke pasur parasysh përvojën e tij nuk është dashur t’i kundërpërgjigjet fyerjeve nga jashtë fushës”.

“Besoj fuqishëm që ai tifoz nuk ka qenë mbështetës i klubit tonë dhe Evra nuk është dashur asesi të merret me të”, ka deklaruar Garcia.

Por sipas të përditshmes franceze L’Equipe, Evra edhe mund të përjashtohet nga klubi nëse del fajtor pas hetimeve që do t’i bëjë Marseille.

Marseille pësoi në Portugali nga Vittoria Guimares me rezultat të ngushtë 1-0, por vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori