LAJMI I FUNDIT:

Marotta flet për situatën e Brozovic, paralajmëron Al-Nassrin dhe Barcelonën

Marotta flet për situatën e Brozovic, paralajmëron Al-Nassrin dhe Barcelonën

Drejtori i Interit, Beppe Marotta paralajmëroi klubet e Al-Nassr dhe Barcelonës se nëse situata e Marcelo Brozovic nuk zgjidhet shpejt, klubi do ta heqim atë nga lista e shitjes.

Negociatat kanë qenë tepër të komplikuara, pasi mesfushori duket se më në fund ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Pro Ligës Saudite, por Al-Nassr më pas uli ofertën e tyre për Interin.


“Situata nuk është e përcaktuar. Siç them gjithmonë, lojtari është ai që vendos fatin e tij. Interi nuk është i detyruar ta shesë atë, por ne duhet të vlerësojmë mundësitë në treg”.

“Mendoj se problemi më i madh në këtë rast është kontrata mes lojtarit dhe klubit të ri. Këto janë situata që ne do të përpiqemi t’i diskutojmë, nëse mund të zgjidhet mjaft shpejt, përndryshe do ta heqim atë nga tregu”, ka thënë Marotta.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Foot Mercato, Al-Nassr janë rikthyer në bisedime me Interin këtë mbrëmje dhe kanë përmirësuar propozimin.

Zgjidhen dyshimet, Brozovic vazhdon karrierën te Al Nassr
Lexo po ashtu Zgjidhen dyshimet, Brozovic vazhdon karrierën te Al Nassr

Ata kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje për 23 milionë euro, por një ditë pas ata kishin ulur papritur çmimin në 13 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Brozovic që ka kontratë me Interi deri në qershor 2026, po kërkon një paketë me vlerë 100 milionë euro për tre vjet, ku përfshihen pagat dhe tarifa e nënshkrimit.

Sa do të fitojë Brozovic te Al Nassr në ditë, orë, minutë dhe sekondë
Lexo po ashtu Sa do të fitojë Brozovic te Al Nassr në ditë, orë, minutë dhe sekondë

Ndërkohë, Barcelona vazhdon të shikojë nga larg dhe shpreson se mund të bëjë disa shitje në kohë për të bërë një tjetër përpjekje për Brozovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori