LAJMI I FUNDIT:

Marko Caka në një film me Sylvester Stallonen

Marko Caka në një film me Sylvester Stallonen

Marko Caka është një ndër aktoret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Aktori tashmë ka nisur xhirimet në serialin e njohur “Spies next door”, ku do të luajë një ndër rolet kryesore.

Pos kësaj, shkodrani ka treguar për Telegrafin se do të paraqitet në filmin “Creed”, ku në rolin kryesor do të mund ta shohim aktorin Sylvester Stallone.

“Kush nuk do ta ëndërronte të luante pranë Silvester Stalones. Një ëndërr që më bëhet realitet javën që vjen pikërisht në vazhdimin e sagës së filmit, ku ka shkruar historinë e Rocky Balboas. Por tani në filmin e fundit të ‘Creed 2’, roli im do të jetë – “Zebra” – personi special i sigurisë së Rocky Balboas si trajner i ekipit”, tha fillimisht Caka.

“Absolutisht që ndjehem i privilegjuar nga përzgjedhja e Warner Bros, i cili ka krijuar besim tek eksperienca e ime në disa filma të mëdha të tij. Siç dihet, unë jam edhe në tjetër film të Warner Bros në vazhdimësinë e xhirimeve të filmit epik ‘Godzilla 2′”, tha aktori.

Theksojmë se xhirimet e “Creed 2” nisin javën tjetër në Pennsylvania, ku aktorët protagonist do të jenë pothuajse të njëjtit si në “Creed 1”, Sylvester Stallone si trajner dhe Michael Jordan në rolin e boksierit.

Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër
Lexo po ashtu Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër

Ky film do të shfaqet në kinematë e botës në muajin Nëntor të këtij viti dhe pritet të ketë jehonë të madhe sepse do të kemi përsëritje të përballjes në mes dy boksierëve që përfaqësonin dy superfuqitë e mëdha të kohës, por që sot janë trajnerë të ekipeve respektive, SHBA -Rusi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori