LAJMI I FUNDIT:

Marketit të ndërtimit në ALBI MALL i bashkohen edhe Marigona Hill, BUTRINTI Group dhe Telegrafi Real Estate

Marketit të ndërtimit në ALBI MALL i bashkohen edhe Marigona Hill, BUTRINTI Group dhe Telegrafi Real Estate

Telegrafi Real Estate, Marigona Hill dhe BUTRINTI Group i janë bashkuar kompanive që do të marrin pjesë MARKETIN 2023, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 dhjetor, në Albi Mall.

MARKETI 2023 bashkon liderët e industrisë, teknologjitë dhe risitë më të fundit.

Gjatë këtij edicioni, panairi do të shfaqë një gamë dinamike ekspozitash, prezantimesh dhe mundësi për rrjetëzim, duke e bërë MARKETIN 2023 një ngjarje thelbësore në kalendar për këdo që është i përfshirë në sektorin e ndërtimit.

Në vendin më popullor në Kosovë dhe në kohën më të përshtatshme të fundvitit, organizimi i këtij MARKETI ka për qëllim që t’i takojë shitësit dhe blerësit në tregun vendor me ofertat të cilat deri më tani nuk janë publike, duke ofruar zbritje të jashtëzakonshme të fundvitit për klientët e produkteve të ndërtimit, vetëm në kohën sa zgjatë MARKETI 2023.

Me qëllim që pjesëmarrësit të eksplorojnë produktet dhe shërbimet më të fundit që ripërcaktojnë standardet e industrisë si dhe materialet më të avancuara të ndërtimit te makineritë më të fundit, pjesëmarrësit përveç shtëpive, banesave, bankave, materialeve ndërtimore dhe sektore të tjera që lidhen me sektorin e ndërtimtarisë janë disa nga fushat me të cilat kompanitë më të mëdha në Kosovë prijnë për cilësi, dhe tani mund t’i gjeni në panair me oferta dhe çmime të volitshme.

Kjo ngjarje është një super mundësi e rrjetëzimit të profesionistëve me të njëjtin mendim, klientë të mundshëm dhe bashkëpunëtorë. MARKETI 2023 ofron një platformë unike për nxitjen e partneriteteve dhe zgjerimin e rrjetit tuaj profesional.

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e ngjarjes më të shumëpritur të industrisë së ndërtimit, na ndiqni në Facebook ose Instagram për më shumë të reja.