LAJMI I FUNDIT:

Mario Mandzukic i thotë lamtumirë futbollit me një mesazh prekës

Mario Mandzukic i thotë lamtumirë futbollit me një mesazh prekës

Sulmuesi i njohur kroat, Mario Mandzukic ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.

Mandzukic ka pasur një karriere me shumë suksese me disa prej klubeve më të njohura në Evropë, duke e nisur me Dinamo Zabgra, pastaj Wolfsburg, Atletico Madridi, Bayern Munich, Juventus edhe në fund Milan.

Ai ka vendosur që është momenti të ndalet, në moshën 35 vjeçare.

Ai e ka bërë lajmërimin e tij në rrjetet sociale me një postim të veçantë.

Me një letër të dedikuar Marios së vogël, kur e nisi këtë sport, ai ka përshkruar etapat e karrierës dhe momentet e lumtura që do të kalonte në futboll.

Sigurisht, në fund nuk mund të mungonte një mbyllje në stilin Mandzukic, ku golin ndaj Anglisë në kohën shtesë në gjysmëfinale të Kupës së Botës e konsideron si më të rëndësishmin.


Më poshtë e gjeni postimin e Mario Mandzukic:

“I dashur Mario i vogël, ndërsa vesh këto këpucë për herë të parë, as nuk mund të imagjinosh çfarë do të provosh në botën e futbollit. Do të shënosh gola në fazat më të rëndësishme dhe do të fitosh trofetë më të mëdhenj me klubet më të mëdhenj. Duke përfaqësuar me krenari edhe Kombin tënd, do të kontribuosh që të shkruash historinë e sportit kroat”.

“Do të kesh sukses pasi do të kesh përkrah teje njerëz të mirë: shokë skuadre, trajnerë, tifozë dhe familjarë, menaxherë dhe miq që do të jenë gjithmonë aty për ty. Do t’u jesh gjithmonë mirënjohës të gjithë atyre!”

“Mbi të gjitha, do të kesh sukses pasi do të japësh gjithmonë maksimumin. Në fund, kjo është ajo për të cilën do të jesh më krenar. Do të sakrifikosh shumë, por do ta dish që ia vlejti për të gjithë ato momente të pabesueshme”.

“Do ta kuptosh kur është momenti të tërhiqesh, të vendosësh këto këpucë në një dollap dhe nuk do të kesh pengje. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tënde, por do të presësh me padurim që të fillojë një kapitull i ri. Argëtohu!”

Mario yt i madh

P.S. Nëse të ndodh që të luash kundër Anglisë në Kupën e Botës, të jesh gati rreth minutës 109”.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori