LAJMI I FUNDIT:

Marina Vjollca flet për herë të parë pas dasmës: Dasma më doli nga kontrolli (Video)

Marina Vjollca flet për herë të parë pas dasmës: Dasma më doli nga kontrolli (Video)

Një javë më parë Marina Vjollca dhe Getoar selimi i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore e cila bëri bashkë miqtë dhe familjarët e tyre. Edhe pse kanë kaluar 7 ditë, dasma e tyre vazhdon të jetë një nga temat kryesore të mediave online.

Ky shtator ka qenë më i vecanti për Marinën duke qenë se jo vetëm ka marr statusin e Zonjës Selimi, por edhe sepse shumë shpejt nis një emision në Tv Klan. Në një prononcim për “Jo vetëm Modë”, moderatorja e njohur ka zbuluar disa detaje mbi dasmën e saj dhe programin e ri në të cilin do ta shohim sezonin e ri.


“Bëra shumë qejf në dasmë. Mos më bëj asnjë pyetje, vetëm më uro dhe të iki se jam vonë dhe kam mbledhje, fillon sezoni. Është e vërtetë kam kaluar në “Klan”. Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do bëjmë tjetër kjo është varësi të punës, sapo të kap një ditë pushim do ikim, do arratisemi kështu siç e kemi zakon. Lidhur me dasmën ne çdo gjë e kishim menduar private, por nuk e di pse doli situata jashtë kontrollit. E shijuam dasmën dhe morëm detin në këmbë”, tha Marina Vjollca.

Ndryshe nga të gjitha nuset që pas dasmës shkojnë në muaj mjalti, marina si një vajzë punëtore ka shkuar në punë për t’u marrë me përgatitjet e fundit për emisionin e ri i cili do të jetë i fokusuar drejt muzikës.

“Lajme kanë dalë plot por unë s’do të them asgjë deri në momentin që ne do të shfaqemi në ekran, nuk do të them absolutisht asgjë për emisionin. Por, ty po të them që do të jetë një spektakël muzikor me përmasa të mëdha. Është ndryshim i fortë nga sporti tek muzika, edhe Geti ka ndikuar, të gjithë bashkë kanë bërë që unë të dal ndryshe”, ka përfunduar moderatorja.

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht punën, mund të themi se këto muaj Marina ka marrë gjithë vëmendjen mediatike qoftë për jetën e saj personale qoftë për atë profesionale. Na duhet të presim edhe pak ditë për ta parë bukuroshen Vjollca në programin e ri./Blitz.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori