Dasma e rradhës është ajo e moderatores, Marina Vjollca me reperin kosovar, Getoar Selimi. Ftesat janë shpërndarë dhe gjithçka duket se është gati, për ditën e madhe në 10 shtator.

Mbesa e Marina Vjollcës, Jori Paloka, ka publikuar në rrjetin social Instagram, bisedën që ka realizuar me nusen e ardhshme.


Mesa duket, Jori dëshiron të veshë një fustan tejet ekstravagant, e ia ka dërguar tezes së saj, për të marë konfirmim, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Por, gjithçka ishte shaka e Jorit, në prag të dasmës.

Gjithsesi përgjigja e Marinës është e qartë, "provo të veshësh diçka të tillë, se të mbys në det përpara të gjithëve".

Marina dhe Geti janë në lidhje tash e tri vjet. /Telegrafi/

jori 1

jori 2