Reperi Getoar Selimi dhe modelja e njohur, Marina Vjollca, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Barbados.

Ata kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po e shijojnë së bashku.

View this post on Instagram

🦈

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on Jun 26, 2019 at 4:56am PDT

Së fundmi, dyshja kanë hedhur në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqen në një moment të ëmbël me njëri-tjetrin në pishinë.

“Çupa çupa me mbretëreshën”, ka shkruar Getoari në mbishkrimin e kësaj fotografie që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e tyre.

View this post on Instagram

Çupa çupa me 👸🏼

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on Jun 27, 2019 at 10:04am PDT

Përndryshe, Marina dhe Geti kanë qenë shumë të përfolur së fundmi lidhur me faktin se mund të bëhen së shpejt prindër, por që këto spekulime i kanë hedhur poshtë të dyja palët.

Geti ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Malena”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Majk. /Telegrafi/