Marcelo është një nga më të mirët në rolin e tij, këtë e tregoi edhe në miqësoren ndaj Manchester Unitedi, edhe pse Real Madridi humbi.
Atë që braziliani është në gjendje të bëjë në zonën e rreptësisë shumë pak lojtarë guxojnë ta bëjnë.
Marcelo gjatë një dueli me shtatlartin Marouane Fellaini bëri një prekje të topit me thembër dhe pastaj vazhdoi vrapimin duke e shtyrë topin para me kokë.
Marcelo tani edhe nga tifozët e Realit konsiderohet si një pasardhës i denjë i Roberto Carlos.
Ky është sezoni i 11 i anësorit te Los Blancos, aq kishte edhe Carlos, ndërsa më poshtë mund të shikoni aksionin. /Telegrafi/
Marcelo Amazing Trick vs Fellaini #RealMadrid #HalaMadrid #2017ICC #RMTour@LiveGoal10 pic.twitter.com/vYbnUNf5MX
— Fantastic Football (@LiveGoal10) July 23, 2017