Marcelo “El Loco” Bielsa, një ekspert argjentinas që udhëheq Leeds Unitedin, me të cilin aktualisht zënë vendin e parë në Championship, gjatë ditës së djeshme bëri edhe një ‘çmenduri’.

Në fakt, trajneri ishte pyetur nga gazetarët nëse ka dërguar një spiun për të parë stërvitjet e rivalit të tyre të fundit, Derby County të udhëhequr nga Frank Lampard.

Çështja mori shumë vëmendje në ishull, por Bielsa menjëherë organizoi konferencë për shtyp duke hedhur poshtë këto pretendime.

Në vend që të jepte dorëheqje, Bielsa e përdori shtypin për t’iu treguar gazetarëve se si përgatitet për një lojë.

Analiza e videos zgjati 41 minuta dhe përmbante të gjitha cilësimet aktuale të Derby në një mostër prej 31 ndeshjeve këtë sezon.

Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

Kështu, në vend të një historie të vogël dhe të një çështje, gazetarëve anglezë iu dha mundësia për të dëgjuar një nga mendjet më të mëdha të futbollit.

Bilesa në të kaluarën ka drejtuar edhe shumë skuadra evropiane, të tilla, si Lazio, Marseille dhe Lille. /Telegrafi/