LAJMI I FUNDIT:

Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

Marcelo Bielsa ka pranuar përgjegjësinë e plotë për skandalin e spiunimit që e ka bërë ekipi i tij Leeds United, por nuk është shfaqur i penduar duke mbrojtur veprimet e tij.

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka filluar hetimet për incidentin pasi Derby County para ndeshjes mes dy klubeve ka pohuar se një person i kapur si i dyshuar afër stërvitjes ka qenë i punësuar i Leedsit.


Policia konfirmoi se një person ishte gjetur dhe e mori në pyetje në vendin e ngjarjes, para se ta detyronte të largohej atë pa e arrestuar.

Mediat kanë raportuar personi ishte i përfshirë në spiunazhë dhe i dërguar nga Leedsi.

Bielsa ka konfirmuar këto akuza, duke zbuluar se ai personalisht e ka dërguar personin në fjalë pa e njoftuar klubin.

“Është e vërtetë se ka qenë dikush nga Leedsi Përgjegjësia është e imja”.

“Janë disa vendime që duhet t’i marrë, nuk ka lidhje nëse është ligjore ose jo. Për mua mjafton që Derby dhe Lampard janë ndjerë keq për këtë dhe se nuk ishte forma e duhur që ne të sillemi”.

“Kam biseduar me Lampardin dhe ai më tha se unë nuk respektova rregullat e ‘fair playt’. Unë kam pikëpamje të ndryshme për këtë”.

“Por, gjëja e rëndësishme është çka mendojnë Frank dhe Derby për këtë”.

“Unë jam personi i vetëm përgjegjës për këtë dhe nuk pyeta klubin që të bëj kështu. Pa tentuar të gjej arsyetime, kam bërë këto gjëra që prej kualifikimeve për Kupën e Botës me Argjentinën”.

“Kjo nuk është jo ligjore, ne kemi bërë këtë publikisht, tash po flasim në media. Për dikë mund të jetë gabim, por për mua jo”, deklaroi Bielsa.

Leedsi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Derbyt në sfidën që u zhvillua të premtën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori